3 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Tërmetet, sizmologët thonë se do të kemi pasgoditje në ditët në vijim

Tërmetet, sizmologët thonë se do të kemi pasgoditje në ditët në vijim

Dy lëkundje tërmeti, me epiqendër në zonën e Mavrovos në Maqedoni, por që u ndjenë jo pak dhe në vendet fqinje, risollën frikën gati një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri.

Sizmologu Rrapo Ormeni sqaron se lëkundjet e sotme nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik të një viti më parë.

Sipas tij këto janë lëkundje të zakonshme, që nuk paraqesin rrezik, duke theksuar se do të vijojnë pasgoditjet, por që do të jenë të një magnitude më të vogël.

“Janë tërmete të zakonshme, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit të kaluar krijuan ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët”, tha sizmologu në një lidhje për emisionin “Ftesë në 5”.

Sipas IGJEUM, lëkundja e parë u regjistrua në orën 03:54, me magnitudë 5.1 rrihter, me epiqendër në Gostivar, ndërsa lëkundja e dytë u ndje disa orë më vonë, në 15:25, me magnitudë 5.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT