-5 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Ushtarët australianë do të hetohen për kryerje të krimeve të luftës në...

Ushtarët australianë do të hetohen për kryerje të krimeve të luftës në Afganistan

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan.

Kryeministri Scott Morrison ka paralajmëruar më 12 nëntor australianët që të presin publikimin e pretendimeve për “shkelje serioze dhe potencialisht kriminale”, në raportin për elitën e ushtarëve australianë në Afganistan.

Më 2016, Prokurori i Përgjithshëm i Forcave australiane të Mbrojtjes ka lansuar një hetim katërvjeçar për të analizuar pretendimet për vrasje të paligjshme dhe shkelje tjera të mundshme nga ana e forcave speciale në periudhën 2005-2016.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve të mediave australiane dhe informatorëve, për vrasje të civilëve afganë dhe të burgosurve të paarmatosur – duke përfshirë vrasjen e një të burgosuri për të ruajtur hapësirë në helikopter dhe vrasjen e një fëmije gjashtëvjeçar gjatë bastisjeve.

Më herët gjatë këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm ka infektuar 55 incidente potenciale, kryesisht të lidhura me vrasje të paligjshme.

Morrison ka thënë se një version i redaktuar i raportit të Prokurorit të Përgjithshëm do të publikohet brenda ditësh.

Kryeministri ka thënë se nëse akuzohen, ushtarët do të gjykohen sipas sistemit australian të drejtësisë, duke tentuar kështu që të shmanget ndonjë veprim i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Rreth 40,000 ushtarë australianë kanë shërbyer në Afganistan bashkë me forcat amerikane dhe ato të aleatëve, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Supozimet për krime lufte janë bërë publike fillimisht më 2017 kur transmetuesi public ABC ka publikuar disa dokumente sekrete të operacioneve speciale në Afganistan, duke përfshirë rastet kur ushtarët kanë vrarë burra të paarmatosur dhe fëmijë.

Në përgjigjje ndaj lajmit, Policia australiane ka nisur hetime pë ABC-në për atë që është bërë e njohur si Dosja Afgane, mirëpo gazetarët, Daniel Oakes dhe Sam Clark nuk janë gjykuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT