-4 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home COVID-19 Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së: Ju sigurojmë që situata me...

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së: Ju sigurojmë që situata me COVID-19 është nën kontroll

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Saudin Maliqi, ka falënderuar Kryeministrin Avdullah Hoti për vizitën në Klinikën Infketive bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Falënderoj kryeministrin dhe ministrin për mobilizim të shkallës së lartë. Ju sigurojmë që situata është nën kontroll. Kemi përkrahjen e kryeministrit dhe ministrit për çfarëdo që na duhet që do të jenë pranë nesh”, është shprehur Maliqi.

“Ne do të informojmë për rrjedhën dhe mënyrën e menaxhimit dhe sfidat. Po bëjmë përpjekje maksimale dhe falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë që janë në nivel të lartë të detyrës”.

Maliqi është duke zëvendësuar në detyrë Valbon Krasniqin, i cili ka dalë pozitiv me COVID-19 ditë më parë dhe aktualisht ndodhet në vetizolim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT