7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home KRONIKË Vaksina që pritet të shpëtojë botën, vullnetarët zbulojnë efektet anësore

Vaksina që pritet të shpëtojë botën, vullnetarët zbulojnë efektet anësore

Ishte një nga lajmet më të shumëpritur në ditët e fundit arritja e një vaksine kundër koronavirusit, por askush nuk kishte folur rreth efekteve anësore që ajo mund të shkaktojë te njerëzit.

Daily Mail sjell dëshmitë e disa vullnetarëve të cilët tregojnë eksperiencën e tyre pas marrjes së vaksinës së Pfizer.

Shumë prej tyre i krahasojnë efektet anësore të saj me një dhimbje koke pas një nate me alkool, ndërsa të tjerë tregojnë se kanë pasur temperaturë apo dhimbje muskujsh të ngjashme me ato pasi merr vaksinën e gripit.

Një vullnetar 45 vjeçar thotë se kur mori dozën e parë kishte efekte njësoj si pas vaksinës së gripit, ndërkohë që simptomat u bënë më të forta pas dozës së dytë.

Një tjetër vullnetar i quajtur Glenn Deshiels shpjegon se pati dhimbje koke pas aplikimit të vaksinës së Pfizer si pas një nate të gjatë me alkool, por që iu largua shumë shpejt.

Deri në këto momente 43,500 njerëz në 6 vende të ndryshme i janë nënshtruar fazës së tretë të testimeve klinike nga gjiganti farmaceutik që po kërkon vaksinën efektive kundër Covid-19.

Carrie, një publiciste nga Missouri tregon se e mori dozën e parë të vaksinës në shtator dhe të dytën muajin e kaluar. Ajo thotë se pati dhimbje koke, temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sipas saj këto simptoma u bënë dhe më të vështira pas dozës së dytë.

Publicistja iu bashkua këtyre vullnetarëve pasi e konsideronte këtë thirrje si një detyrë civile dhe deklarata e Pfizer për efektshmërinë e vaksinës e kishte bërë atë krenare për vendimin e marrë.

“Mendimi se ne mund të bëjmë diçka për të ndalur që njerëzit të vuajnë më prej kësaj sëmundje apo të humbin të afërmit e tyre të shtrenjtë si dhe kthimi në normalitet ishin disa nga faktorët që më shtynë të regjistrohesha në program”, shprehet Carrie./A2CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT