5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Vdes ish-presidenti i KOK-ut, Shaqir Shaqiri, Dumoshi ngushëllon familjen

Vdes ish-presidenti i KOK-ut, Shaqir Shaqiri, Dumoshi ngushëllon familjen

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shaqir Shaqiri pas ndarjes së tij nga jeta.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Z. Shaqiri ishte president i KOK-ut në periudhën 1992-1996, duke i prirë Lëvizjes Olimpike në një kohë të vështirë për sportin e për vendin në përgjithësi”.

“Me profilin e tij shumëdimensional ai kontribuoi jo vetëm për sportin por edhe në shumë fusha të tjera. Ishte pjesëmarrës i UÇK-së dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shaqiri, Lëvizjes Olimpike në Kosovë dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin”thuhet në telegramin e saj.

Ai vdiq në moshën 73 vjeçare në Goteborg të Suedisë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Shaqiri ishte mësues, shkencëtar, atdhetar, intelektual dhe kontribues i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirisë së vendit tonë.

Ai ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës në periudhën 1993-1996

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT