5.8 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Vjedhjet në Kçiq të Mitrovicës, Policia kërkon nga banorët të mos bëjnë...

Vjedhjet në Kçiq të Mitrovicës, Policia kërkon nga banorët të mos bëjnë roje në rrugë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga banorët e Kçiqit të Madh të Mitrovicës që të mos bëjnë roje nëpër rrugë, pasi kjo po e penngon punën e organeve të rendit dhe sigurisë.

Policia e Kosovës ka thënë që çdo qytetar që haset në rrugë duke bërë roje do të trajtohet njësoj sikur një person i dyshuar.

Kështu bëri të ditur këshilli i fshatit pas takimit me Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Njoftim
Ju njoftoj se sot kam pasur një takim me përfaqësuesit e organeve të rendit (Policisë së Kosovës) të cilët këto ditë pothuajse tërë vëmendjen dhe angazhimin e kanë orientuar në fshatin Kçiq i Madh me qëllim të ofrimit të një ambienti mē të sigurtë pēr banoret tanë.
Policia e Kosovës në tē njejten kohë kërkon nga ne si pērfaqësues dhe si banorë që të mos grumbullohemi nē lagje dhe rrugë publike të bëjmë kujdestari (roje) ngase, kjo punë u takon vetëm organeve të sigurisë pra Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës tërheq vërejtjen që çdo person që haset në rrugët publike duke bërë (kujdestari-roje) do të trajtohet njësoj sikur personat e dyshuar ( pra edhe mund të arrestoeh) sepse kjo po e pengon punën e organeve të rendit dhe sigurisë! Banorët mund të bëjnë kujdestari (roje) vetëm brenda oborreve dhe pronave private).

Andaj të nderuar bashkëvendas edhe ne si përfaqësues të fshatit duke pasur çdo herë parasysh shqetësimet e juaja më mirkuptimin më të madh kërkojmë nga ju që në mënyrë strikte respektoni kerkesat e Policisë së Kosovës.

Për çdo automjet të ose person të dyshuar lidhur me vjedhjet fundit në fshat mund të kontaktoni 24 orë numrin zyrtar të Policisë së Kosovës 192.

Me respekt:
Këshilli i fshatit Kçiq i Madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT