-4 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Vulin i quan përsëri shqiptarët “siptari”

Vulin i quan përsëri shqiptarët “siptari”

Ministrat e Qeverisë së Serbisë kanë vazhduar me ofendime ndaj shqiptarëve. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke folur pasi që është zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiqit, mes tjerash ka thënë se ka ardhur në krye të kësaj ministrie për të vazhduar luftën kundër krimit dhe për të forcuar veçanërisht luftën kundër krimit të organizuar.

Por, në mediat në gjuhën serbe Vulin edhe kësaj radhe, nuk ka harruar të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shqiptari”.

Kështu duke folur “për rrezikimin e oficerëve të policisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore” me Kosovën, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka thënë se “bandat e shqiptarëve të Kosovës vazhdimisht po organizojnë vjedhjen e pyjeve në territorin e Serbisë”.

“Është e vështirë. Atje kemi banda të organizuara shqiptare që vjedhin pyjet, që kryejnë shkelje të ndryshme, bëjnë kontrabandë, janë të pajisur mirë, gjithmonë të armatosur dhe gjithmonë qëllojnë në drejtim të policisë tonë”, ka thënë ndër tjerash Vulin.

Lidhur me një deklaratë të tij ka ardhur edhe reagimi nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ ‘šiptari’ për shqiptarët. Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet. Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si ‘Albanci’”.

“Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme”.

“Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët”.

“Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT