7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Williamson tregon se si bashkëpunoi Specialja me prokurorinë serbe

Williamson tregon se si bashkëpunoi Specialja me prokurorinë serbe

Clint Williamson, ish-prokuror që hetoi pretendimet e Dick Martyt kundër UÇK-së si dhe ish-prokuror në EULEX, ka treguar se si është bashkëpunuar me Serbinë sa i përket Speciales.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me Serbinë ishte në kuadër të logjistikës për të intervistuar dëshmitarët, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me dëshmitarët në Serbi, zyra e prokurorit serb, e ndihmoi zyrën time me logjistikën për të intervistuar dëshmitarët ashtu siç ne veprojmë edhe me qeveritë e tjera, sa herë që shkon në një vend të tretë. Ne nuk kishim autoritet të vepronim pa njoftuar më parë qeverinë. E njëjta gjë vlen për Shqipërinë, Kosovën që veprohej nëpërmjet EULEX-it, dhe padyshim në Serbi apo në Gjermani, në Francë, kudo”, ka thënë ai në një intervistë për Ora News.

Ai ka pranuar se Serbia ka dhënë prova kundër UÇK-së, mirëpo se sipas tij ato fillimisht janë analizuar dhe verifikuar.

“Duhet vepruar nëpërmjet autoriteteve qeveritare. Ndaj ne punuam me zyrtarët serbë në lidhje me përgatitjen e logjistikës. Na ndihmuan për të lokalizuar dëshmitarë të cilët ne i kishim identifikuar. Por ata nuk ka kanë dhënë neve prova apo çdo provë që ata mund të jepnin ne padyshim do ta kishim verifikuar në të njëjtin nivel hetimi sikur ta kishim gjetur vetë. Nuk ka ndodhur që ata na kanë dhënë informacione dhe ne thjesht i kemi pranuar pa e verifikuar dhe analizuar. Kjo nuk është mënyra se si ne punojmë”, ka thënë ai.

Këto përgjigje, Williamson i dha kur u pyet nga gazetarja në lidhje me atë se a janë aktakuzat e Speciales fabrikim i provave të Serbisë.

Ëilliamson gjatë kësaj interviste po ashtu theksoi se nëse Kosova nuk do ta themelonte Specialen, kjo do bëhej nga OKB, dhe se për këtë ishte shumë insistuese Rusia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT