4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Zemaj kerkon rritjen e numrit të studentëve në Mjekësi

Zemaj kerkon rritjen e numrit të studentëve në Mjekësi

Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, i është kujtuar tash që të kërkojë që të shtohet numri i studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Një muaj e gjysmë me vonesë, Zemaj tha se këtë kërkesë ia ka drejtuar ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

“Për arsye se kemi më së paku mjek për numrin e popullsisë, duke qenë të tejngarkuar mjekët me shërbime brenda orarit të punës, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, për shkak të mungesave të krijuara nga kuadri që po largohet nga sistemi dhe arsyet tjera, kam kërkuar shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Këtë kërkesë emergjente ia kam adresuar Ministrit të Arsimit, z. Likaj, tek kryetari i këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, z. Bajra, tek rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Sahiti dhe tek znj. Manxhuka Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë, për rritje të numrit të studentëve më Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, rritja e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë do ta mundësonte qëndrimin e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.

“Kjo rritje mundëson rritjen e shërbimeve shëndetësore adekuate dhe profesionale, Zëvendësimin e profesionistëve shëndetësor të moshuar dhe pensionuar, Plotësimin e boshllëkut të krijuar nga ikja e profesionistëve nga vendi, Mundësimin e zhvillimit dhe qëndrimit të tyre në vend, përmes krijimit të kushteve të bërë tanimë nga MSh me dhënien e specializimeve për të gjithë profesionistët. Madje, konsideroj se rritja e numrit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, është interes nacional!”, ka shkruar Zemaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT