7.9 C
Pristina
E enjte, 26 Nëntor, 2020
Home LAJME Zhvendoset në Gjykata beteja mes Komunës dhe prindërve për shkollat Kamenicë

Zhvendoset në Gjykata beteja mes Komunës dhe prindërve për shkollat Kamenicë

Apeli e kthen në rivendosje vendimin Pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Prishtinës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për fazën e tretë të ‘riorganizimit’ të shkollave në Komunën e Kamenicës, Gjykata e Apelit ka marrë vendim që çështjen ta kthej në rivendosje. Me vendimin e datës 2 nëntor 2020, Gjykata e Prishtinës kishte vendosur që t`u japë të drejtë 25 prindërve nga fshatrat e Kamenicës, të cilët Gjykatës së Prishtinës i kishin propozuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 10 shtator 2020, të marrë nga Komuna e Kamenicës, vendim me anë të të cilit parashihet riorganizimi i disa shkollave të fshatrave: Petroc, Topanicë, Karaçevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme dhe Hogosht. E ndaj këtij vendimi të Themelores, Komuna e Kamenicës ishte ankuar në Gjykatën e Apelit.KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 11 nëntor, e cila pas shqyrtimit të ankesës, ka gjetur se aktvendimi i Gjykatës së Prishtinës duhet të kthehet edhe njëherë në rivendosje. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit ka gjetur se Gjykata e Prishtinës në aktvendimin e saj për aprovimin e kërkesës së prindërve nga Kamenica, nuk ka dhënë asnjë arsye lidhur me këtë vendim. Sipas Gjykatës së shkallës së dytë, aktvendimi i Gjykatës së shkallës së parë është i mangët dhe nuk posedon vlerësim të fakteve vendimtare, siç është mundësia e shkaktimit të dëmit të pariparueshëm. Gjykata e Apelit konsideron se Gjykata e Prishtinës me rastin e vendosjes lidhur me kërkesën e prindërve, nuk ka mundur fare t`i vlerësoj faktet dhe provat, kjo për shkak se të njëjtat nuk janë paraqitur në propozim, prandaj sipas Apelit kjo ka rezultuar me pamundësinë për vërtetimin e plotë të gjendjes faktike.M`u për këto rrethana, Gjykata e Apelit i ka rekomanduar Gjykatës së Prishtinës që në rivendosje t’i obligoj paditësit që Gjykatës t’i prezantojnë provat apo faktet e bindshme se me ekzekutimin e vendimit kontestues do të mund të shkaktohej dëm i pariparueshëm apo që ekzekutimi i të njëjtit është në dëm të interesit shoqëror. Më 9 shtator, Komuna e Kamenicës kishte marrë vendim që të vazhdonte me fazën e 3-të të riorganizimit të shkollave. Ky vendim përfshinë shkollat në fshatrat: Karaçevë e Epërme, e Poshtme, Topanicë, Petroc, Hogosht, Kopërnicë, Liskovë, Dazhnicë, dhe paralelet e ndara në Velegllavë, Poliçkë, Shipashnicë të Epërme, të Poshtmë, Lajçiç, Tërstenë, Sedllar, Muçiverc, Kranidell, Dajkoc. Mirëpo as ky vendim, sikurse dy vendimet e para nuk u përkrahën nga prindërit e nxënësve. Të pakënaqur me vendimin e Komunës së Kamenicës, 25 prindër të kësaj komune, të prekur nga ky vendim, çështjen e kanë dërguar në Gjykatë. Me anë të padisë së ushtruar, 25 prindërit e përfaqësuar nga zyra ligjore ABOliver & Associates, me përfaqësuesit ligjor Alexander Borg Oliver dhe Besim Osmani, po e kontestojnë vendimin e kësaj komune, me ç’rast po kërkojnë anulimin e këtij vendimi, si dhe shtyrjen e ekzekutimit të të njëjtit deri në vendosjen meritore lidhur me këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT