4.7 C
Pristina
E martë, 24 Nëntor, 2020
Home LAJME Zv/kryeministrja porosi Daçiqit: Kosova s’do ndalet deri sa ju dhe ata që...

Zv/kryeministrja porosi Daçiqit: Kosova s’do ndalet deri sa ju dhe ata që bënë gjenocid të dalin para gjyqit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, njëherit anëtare e Kryesisë së Nismës i ka çuar porosi kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq se Kosova kurrë nuk do të ndalet se kërkuar drejtesi derisa ai dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gjenocid në Kosovë të dalin para gjyqit.

“Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj”, ka shkruar ndër të tjera zv-kreyministrja në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndryshe, sot Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media ku ka kërkuar nga Gjykata Speciale që t’i gjykoj krimet serbe në Kosovë dhe pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daciq i cili ka thënë se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së.

Postimi i plotë i zv-kryeministres:

Porosi për Daçiçin, kurrë Kosova nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit.

Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Kosova kërkon DREJTËSI!.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

POPULLARIZUARA

Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës. Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Osmani mban takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, njëherit Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar...

Cikalleshi dyfishon epërsinë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë në minutën...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që kërcënoi nënën me sëpatë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës një muaj paraburgim...

KOMENTET E FUNDIT